Kreu i BDI Ali Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur për miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas.

Sipas Ahmetit, sot fitoi Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, fitoi bashkëjetesa, e ardhmja dhe shpresa.

“Maqedonia e veriut nuk është Ukrainë dhe Europa nuk është Rusi për të dal në protesta udhëheqësi i opozitës me bluzë të gjelbër si një wannabe Zelenski nga AliEkspresi.

Dhe ashtu siç edhe pritej, forcat regresive në shërbim të agjendave të huaja dështuan dhe qytetarët nuk i përkrahën.
Sot ngadhënjeu Maqedonia Europiane dhe forcat progresive në vend, sot ngadhënjeu bashkëjetesa, ardhmëria dhe shpresa.
Urime qytetarë, urime vendit. Kthim prapa SKA!”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb