Kreu i VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, në një konferencën për media ka deklaruar sot se propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët, raporton Alsat-mk.

“Atë që e dëgjoni nga Kovaçevski nuk është luftë për gjeneratën e ardhshme, por është turp dhe shkatërrim për gjeneratën e ardhshme”, tha Mickoski duke shtuar se kjo është turp dhe tradhti. m“Propozimi që është në tavolinë dhe që Qeveria e fshehu, ndërsa ne arritëm përmes kanaleve tona ta sigurojmë, është në fakt i njëjti që u refuzua dikur.

Me keqardhje më duhet të konstatoj se ky propozim përmban të gjitha kërkesat e palës bullgare si në atë të historisë ashtu edhe në atë të gjuhës dhe të identitetit. Pranimi i një propozimi të tillë nënkupton të drejtën e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve dhe shkrimin e tyre sipas diktatit bullgar”, tha Mickoski i cili beri thirrje per tubim dhe ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës te shtunën para Qeverisë në ora 19:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb