TIRANE- Deputetja demokrate, Grida Duma propozon ngritjen e një Task Force që të monitorojë ecurinë e masave anti-korrupsion dhe anti-trafik.

Në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes së Komisionit të Integrimit, Duma e postoi propozimin e saj në Facebook: “Propozoj qe nen mbikqyerjen e Keshillit Kombetar te Integrimit te ngrihet nje task force e posacme qe monitoron ecurine e masave anti korrupsion dhe anti trafik. Duke qene se e ardhmja europiane e Shqiperise tashme eshte ne stacionin e fundit te Ballkanit per ceshtjet madhore te korrupsionit dhe droges qe jane cituar si detyra duhet te nise kontrolli politik me qasje te integrimit”.

Sipas Dumës, Task Forca duhet të jetë politike, e përbërë nga maxhoranca dhe opozita.

“Edhe ne artikujt aktuale te gazetave te huaja per drogen dhe aferen e prishjes se Teatrit Kombetar, del qarte qe as ndeshkimi i mos hapjes se negociatave nuk ka dhene asnje efekt madje eshte marre si avantazh qe ne mungese te kontrollit te vijohet me rende me korrupsion dhe droge. Per mua kjo task force duhet te jete politike me maxhorancen dhe opoziten madje”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: