Kontrata aktuale e Ibrahimovic me Milan skadon pas 4 muajsh. Ideja e klubit kuqezi është të vijojnë bashkëpunimin me sulmuesin suedez, por më një kusht: Ibra duhet të pranojë ulje të pagës.

Aktualisht, Ibra përfiton 7 milionë euro neto në sezon ndërsa me kontratën e re, parashikohet një ulje deri në 3 milionë euro, plus bonuse të ndryshme, që do lidhen me golat, paraqitjet etj. Milan i ofron sulmuesit një kontratë për 1 vit e gjysmë, por mbetet për tu parë se çfarë do të vendos suedezi.

Sipas mediave italiane, Ibra pritet të marr një vendim final vetëm pasi të mësohet nëse Suedia do të arrijë apo jo të sigurojë një biletë për në Botërorin e Katar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb