TIRANË- Një ditë pas vizitës së Zv.ndihmës Sekretares Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland në Tiranë, për reformën në drejtësi, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takon anëtarët dhe ekspertët e PD-së në komisionin e posacëm për këtë reformë.
Basha është takuar ditën e sotme me ekspertët e kësaj force politike, për të diskutuar për reformën në drejtësi, e konkertisht për 7 ligjet shoqëruese.
Kryedemokrati Basha u ka kërkuar ekspertëve të PD që të shqyrtonjnë shtatë ligjet që shoqërojnë ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhjen tjetër do të jepet edhe opinioni i ekspertëve të partisë demokratike për 7 ligjet shoqëruese.
(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)