Në një debat janë përfshirë nënkryetari i PD, Edi Paloka dhe gazetari Alfred Lela sa i përket propozimit të PD për qeveri tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve.
Lela shprehet se qeveria tranzitore duket si një element ccudibërës por që atij i duket e pamundur për të zgjidhur situatën.

Ndërkohë nga ana tjetër Paloka thotë se s’ka asnjë komplot për këtë pikë dhe se problemi nuk është tek sistemi zgjedhor, apo tek ccdo propozim tjetër por tek mungesa e vullnetit politik.

 

DEBATI NË REAL STORY

EDI PALOKA: S’ka komplot, asgjë nuk është vendosur.

ALFRED LELA: Duket sikur do i zgjidhë këto gjëra. Shqipëria ka qenë duke hequr keq dhe tani ky mekanizmi ccudibërë që do jetë kjo qeveria tranzitore më duke e pamundur. Këtu kemi qenë dhe kemi dëgjuar ato që s’mund t’i zhdëgjojmë. Opozita është në të drejtën e saj. Nuk jam duke fajësuar. Opozita është në ligjërim të drejtë dhe me fakte kur akuzon Ramën si manipulator dhe vjedhës të zgjedhjeve. S’ka dyshime për këtë. Ajo që mua më habit është që tonalitetet e nxorrën më vete. Ramës sa herë t’i jepet mundësia nuk ka për të pasur vullnet politik. Nuk e di pse Paloka pret vullnet nga ai.
EDI PALOKA: Unë? Fare
ALFRED LELA: Dëgjojmë Bashën që fajin e ka sistemi. Ka thënë që do e ndryshojmë ligjin.
EDI PALOKA: Problemi nuk është tek sistemi. Por kur nuk ka vullnet, nuk ka vullnet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb