KOSOVA

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj nuk e ka pritur aspak mirë propozimin në Maqedoninë e Veriut që për disa shtete të rajonit, përfshi Kosovën të vendosen teste PCR të detyrueshme.

Zemaj thotë se Kosova do të mendojë për një masë reciprociteti nëse qeveria e Maqedonisë së Veriut e aprovon këtë propozim.

“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shumë raste me ne por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e madhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë wikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare. Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet.”- tha Zemaj.

Në fakt, Maqedonia e Veriut e kërkon ta vendosë këtë masë të detyrueshme për udhëtarët nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi, por jo për Shqipërinë apo Greqinë.

Sipas Maqedonisë së Veriut, 4 shtetet e sipërpërmendura kanë një ecuri më negative se ata vetë sa i përket pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb