Është dorëzuar këtë të hënë në Këshillin e Ministrave draft propozimi për dhënien e statusit për kategoritë në nevojë.

Grupi iniciator i protestave kundër rritjes së çmimit të energjisë, ushqimeve dhe rritjes së çmimit të karburanteve , njoftoi se kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme.

‘Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një iniciatorët.

‘Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund’, u shpreh avokati.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb