KORÇË

Ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës.

Shkak është bërë moti i keq që ka përfshirë juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm me shi dhe erë të fortë.

Sipas informacioneve janë 22 fshatra pa energji elektrike në zonën e Maliqit,12 fshatra në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur riparimin e defekteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb