Armando Dobra është i pandalshëm në këtë sezon me fanellën e Çestërfilld në kategorinë e pestë angleze. Ish-futbollisti i Shpresave po ndihmon ekipin e tij që të ngitet një kategori më lart me lojën që po dhuron dhe me golat që po shënon.

Kështu ka qene edhe sot, teksa ka shënuar golin e tij të 9 në këtë kampionat që skuadra e Çesterfilld po e dominon plotësisht. Dobra shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 ndaj Ebsfllit, por në fund ai nuk ia doli që të festonte një fitore, pasi sfida u mbyll me shifrat 2-2.

Megjithatë, ky rezultat në shtëpi nuk ishte shqetësues për Çesterfilld që ka krijuar një diferencë aq të madhe nga vendi i dytë sa që mund të fillojë të mendojë qetësisht për sezonin e arshëm një kategori më lart. Kur janë luajtur 32 javë kampionat, diferenca me Bërnet të vendit të dytë është 23 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: