TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas tureve të takimeve në rrethe, sot është ndalur në Tiranë ku zhvilloi takime me banorët e njësisë nr.7.

Prej aty kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi politikat e qeverisë të aplikuara për bizneset e vogla, ndërsa i ftoi tregtarët që me 16 shkurt të mblidhen në bulevard.

Problemi kryesor për Lulzim Bashën mbetet grabitja e parave të shqiptarëve, të cilat sipas tij janë përqendruar tek duart e 5 oligarkëve. Ai tha se këto para që iu vidhen shqiptarëve do t’ju kthehen  mbrapsht sapo PD-ja të vijë në pushtet.

“Jeni në një nga rrugët kryesor të Tiranës. Kur qaheni ju imagjinon se çfarë ndodh në vendet e tjera. Taksa do të bëhet 0.5 për qind e xhiros vjetore. Asnjë inspektor tatimor nuk do të këtë  të drejtë të hyjë në dyqanin tënd. Me këta taksa ata kanë mbledhur 2 miliardë lekë, por asgjë nuk është kthyer tek qytetarët. Lekët nuk janë në xhepin e qytetarëve, sepse janë në xhepat e 4-5 oligarkëve”, tha Basha.

Bashkëbisedim me qytetarët:

Basha: Çfarë janë biznese me nën 140 milionë lek të vjetra në vit, hiqën nga TVSH. Do të keni vetëm një tatim, 0.5% e xhiros vjetore dhe gjithçka tjetër do të anulohet. Taksat e bashkisë janë 7 dhe 10 fushuar më shumë se para tre vjetësh.

Tregtar: Kanë vënë edhe taksën e tabelës.

Basha: Kanë shpikur taksë pas takse, taksë arsimi, e taksë e asaj… Do të keni pullën në vitrinë. Tatimin prej 0.5% në vit do të shkojë për financimin e pushtetit vendor jo qeverisjes vendore dhe asnjë inspektor nuk do të ketë të drejtë të hyjë në biznesin tënd. Do të heqim taksën Rama mbi karburantin 300 lek. Do të ulim çmimin e energjinë për biznesin, veprimtarinë prodhuese dhe qytetarët.  Me këto taksa e tarifa këta kanë vjedhur 2 miliard euro më shumë.

Basha: Të gjitha janë të mundura të realizohen, mjafton të bashkohemi të gjithë më 16 shkurt.

Banor: Biznesi i vogël shihet nga qeveria si kriminel. Serbia ka për 32 zanate e ka çuar zero taksën. Ku do e marrë kasën këpucari, 400 euro nuk i mbledh me 500 lekësha. Biznesi i vogël po shkatërron ekonominë. Nuk do kemi më të vetëpunësuar në zanate. Ne familja Tufina kemi qenë orëndreqës. Qeveria duhet t’i japë mbështetje biznesit të vogël. Nëse shteti i ul taksat ai merr edhe dy punëtorë. Ne kemi zanatçinjtë më të mirë.

Basha: Shkolla profesionale do të rikonceptohet sipas modelit gjerman. Gjysmën e kohës do ta kalkojnë në shkollë, gjysmën e kohës tek zanatçinjtë. E bëjnë gjermanët përse mos e bëjmë ne? Për biznesin e vogël, 0.5% e xhiros vjetore do jetë i vetmi detyrim, nuk do të keni TVSH vetëm nëse kaloni 140 milionë lek të vjetra në vit. Nën 140 milionë lek, një taksë, 0.5% ajo do të shkojë për pushtetin vendor. Askush nuk do t’ju vejë asnjë taksë tjetër. As qeveria, as bashkia. Do të ulim çmimin e naftës nën 300 lek për litër. Do të ulim çmimin e energjisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb