DIBËR

Opozita e bashkuar po përgatitet për protestën e 16 marsit, ndërsa  kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Dibra tha se kryeministri Rama e sheh Dibrën si kotec të Ymer Lalës dhe qytetarët si “pula të tyre”.

Basha iu kërkoi dibranëve të derdhen masivisht në kryeqytet të shtunën.

 

Bashkëbisedimi me qytetarët:

Basha: Edi Rama i thotë barsoletat se fshihet pas vjedhjes, ndërsa dibrani e bën batutën për të qeshur.

Banori: Shkollën e çuan në Durrës, ne nuk kemi terezi për t’i çuar fëmijët atje.

Basha: Njeriu që e urren dijen ai e ka një qëllim, sepse kërkon t’i vjedhë më kollaj. Me nipër dhe me mbesa duhet të vish në Tiranë.

Banori: Krimi e ka mbulu. Shqipëria rrezikohet seriozisht. Nuk është vetëm për demokratë. Rrezikohet socialisti i pastër dhe i ndershëm.

Basha: Je shumë i qartë për atë që the. Krimi i lidhur  me Edi Ramën ka fuqinë që sot kompania regjistrohet, nesër fiton tenderin. Rama e do Dibrën si kotec të Ymer Lalës, e ju të jeni pulat e tyre. Nëse jeni dibranë, të derdheni në Tiranë dhe ta marrim përpara  qeverinë e krimit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb