Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur mbi protestën e zhvilluar nga opozita më 12 nëntor teksa ka deklaruar se tubimi i qytetarëve ishte i jashtëzakonshëm dhe se përmes saj u kuptua që ‘Rilindja’ siç e cilësoi Blushi qeverinë është pakicë në vend.

Blushi shtoi se denoncimet mbi aferat e qeverisë do vazhdojnë ndërsa cilësoi atë të inceneratorëve si simbolin e vjedhjeve të qeverisë, ndërsa shtoi se teksa pensionistët në vend mbahen me ‘thërrime’, kryeministri Rama ha biftekë me vlerë mbi 1000 euro në çarterin e tij luksoz.

“Protesta e jashtëzakonshme, me mesazhe shumë të qarta, ky vlerësim duket nga vetë pjesëmarrja e qytetarëve, as vetë Rilindja nuk mund ta mohojë këtë të fundit. Në gjykimin tim të dy liderët kryesorë dhanë mesazhe të qarta për njerëzit dhe në vetvete kjo protestë dha mesazhin që Rilindja është pakicë në këtë vend, kjo qeveri nuk ka jo vetëm numrat por as moralin për të qëndruar në këtë vend. Të mos harrojmë këtu se së fundmi veç shpopullimit dramatik, zoti Meta e ka bërë publik, po shohim skena dramatike të njerëzve që rrezikojnë jetën për të kaluar La Manshin. Tashmë Rilindja është në minorancë, nuk kanë numrat dhe as moralin për të qëndruar një ditë më shumë në pushtet.

Shqiptarët nuk dolën në shesh për të folur mbi vendet ndërkombëtare por për të shprehhur shqetësimet e tyre, dhe dhanë mesazhin e tyre qartë përmes kësaj proteste paqësore paralajëmruam kundër dhunës në të ardhmen, I keni parë reagimet e Rilindjes që u habitën se nuk kishte dhunë. I garantoj ata që shpresonin që kjo protest të degjeneronte në dhunë, kjo ishte një praljmërim kundër dhunës së Rilindjes në çdo familje shqiptare, nuk ka dhunë më të madhe se ajo e çmimeve, kjo qeveri që nuk u kujdes për pjesën dërrmuese të shqiptarëve ka vetëm 3 objektiva, vidh, shpopullor dhe çkombëtarizo. Kjo qeveri ka vrarë çdo shpresë të qytetarëve.

I vetmi kah politik që ka opsion dhunën është Rilindja, sepse në 10 vite në pushtet ka dëshmuar se është autore kryesore e dhunës dhe shkeljes së të drejtave të qytetarëve. Opozita nuk ka surpriza në këtë aspekt, pasi Berisha dhe Meta i kanë bërë të qarta synuumet, do vijnë në pushtet me protesta dhe vota, autori i dhunës në këtë vend dihet kush është, ky autor është Edi Rama. Padiskutim që protestat do të vijojnë, urrejtja popullore është e madhe. Këtë urrejtje dhe zemërim të madh popullor nuk e kam parë në protesta të tjera të populllit. Opoizita në vetevet ka një koodrinim të jashtëzakonshëm pasi bazohet mbi transparencën, sot kemi një opozitë të vërtet që nu, shitet e nuk blihet dhe që nuk tradhëton parimet e qytetarëve. Kjo ishte vetëm një manifestim i parë për të treguar që qeveria nuk ka numrat dhe mbështetjen, po përkrahet nga një propagandë e lodhur që i shkon për shtat Edi Ramës, krahu i djathtë i Vuçiçit akuzpn opozitën se ka lidhje me Rusnë, as ai vetë nuk i beson këto. Opozita duhet të jetë çdo ditë në protestë, Partia e Lirisë ka qenë në protestë dhe ka qenë pranë qytetarëve për ato çka u ka shkaktuar Rilindja. Partia e Lirisë protestoi te inceneratori i Tiranës, te skena e krimit ku u vodhën qindra milionë euro.

Denoncimet nuk do ndalen, Partia e Lirisë është kampione e denoncimeve të aferës së inceneratorëve, që është simboli më skandaloz i vjedhjeve të kësaj qeverie. Kemi dërguar një kamion me prova në SPAK duke ndihmuar në zbardhjen e kësaj afere, së bashku me aferën e Portit të Durrësit. Partia e Lirisë ka guximin të thotë të vërtetat e qytetarëve. Protesta e radhës nuk është përcaktuar ende, jemi çdo ditë në protestë, kjo rrugë nuk ka kthim deri sa bedelat e tij të ikin pranë pushtetit dhe të japin llogari për çdo qindrakë të vjedhur nga qytetarët shqiptarë. Edi Rama ha 1000 euro e më shumë biftekun në çarterin e tij luksoz ndërsa pensionistët mbahen me thërrime, kjo është e papranueshme”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb