Gent Progni ekspert IT, ka ndarë një video-mesazh pak para nisjes së protestës së 13, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Progni i cili gjithashtu i është bashkuar kësaj protestës, në mesazhin e tij ka një thirrje për administratën që t’i bashkohet protestës kundër qeverisë, dhe të mos marrë pjesë në anti-mitingun që kryeministri organizon sot.

“Të gjithë ju të administratës që jeni të detyruar të ikni në antimiting do të ju hap unë një GoFaundMe dhe leni punën dhe jua paguaj unë rrogën mujore. Ikni atje shënoni emrin dhe hajdeni te protesta. Sot edhe më shumë”, ka thënë Progni.

Ndërkohë këtë të premte mbahet protesta e 13 kundër qeverisë. Një tubim madhështor dhe një protestë historike me mesazhin kryesor, dorëheqjen e Ramës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: