TIRANË – Nënkryetari i parlamentit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi, kujton rëndësinë e protestës së opozitës më 20 shkurt.

Gjekmarkaj thekson se protesta ka një fuqi të madhe emancipuese. Ai vë në dukje se PD është partia që nuk duhet asesi të humbë krenarinë, e të qenit partia që iu solli lirinë shqiptarëve, pluralizmin, aleancën me perëndimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, përpjekjet për shtet ligjor. “PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike”, shprehet Gjekmarkaj.

Shkrimi i plotë i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj:

Memoria e shkurter është gjithmonë e rrezikshme. Partia Demokratike nuk duhet të humbë kurrë krenarinë së kujtuari që u solli shqiptarve lirinë, pluralizmin , aleancen me perendimin, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut, perpjekjet për shtet ligjor, levizjen e lire pa viza, procesin e integrimit , Naton dhe veprat e medha infrastrukturore në 13 vite që ajo qeverisi.

PD në dhjetor 1990 emancipoi bashkohësinë shqiptare.  Sot duke tejkaluar ndasitë, me debatin e fortë simbol i një kohë që lamë pas realizoi bashkimin që dukej i pamundur. Vullnetet e lira me dashuri për këtë vënd , me perkushtim ndaj PD ketij aseti kombetar,  të pamunduren e bënë të mundur kesaj here duke emancipuar vetveten dhe krijuar modelin e ringritjes.

PD lindi në dhjetor nga protestat e studenteve ajo ringrihet në shkurt 2024 nga protesta e një populli të ndaluar në liritë e tij, në voten e lire, në deshiren për ndryshim, në traditen për të jetuar në trojet e veta i pa vjedhur, i pa shantazhuar, peng i keqeverisjes , korrupsionit, skandaleve me inceneratorë e jo vetëm, banalitetit , arrogances, patronazhimit, dhunimit të opozites duke mohuar Kushtetuten.

PD po krijon ngjarjet e saj në sintoni me nevojat e shoqerisë.  Politika  shqiptare është ënde larg aspiratave të opinionit publik. Asaj  i duhen njerez të lirë, elitat dhe  profesionistet e vet dhe jo rrobotë si garanci për alternativat dhe gjykimin kritik.

PD në vigjilje 20 shkurtit është një parti që ecen , me impenjimin  që interesat e qytetarve do të mbrohen po kaq ëndrra e tyre per tu qeverisur ndershmerisht e me standarte demokratike.

Protesta e 20 Shkurtit është bashkëbisedimi i saj i madh me shqiptaret. PD u deshmon  atyre që Opozita doli nga rrethimi.  Ajo  është e qartë në objektivat e veta për të mundur “Rilindjen” duke dizenjuar projektin që jua kthen Shqiperinë qytetarëve  të saj.  Ne do ja heqim  një kaste që e ka shtrenguar me thonjtë e vet.

Në emer të femijve tanë që i duam këtu kur të rriten dhe jo kantidat për emigrantë! Në emer të një ëndrre që nuk po e shohim të bëhet realitet, një vije horizonti që largohet sa herë i afrohemi , të asaj , të busulles “ Shqiperinë si gjithë Europa” ta shnderrojmë protesten në Institucion të eperm të një Shqiperie që nuk ka më Kushtetutë e Parlament.

Sot nuk ka më ndermjet!! O me Opoziten e me të ardhmen europiane o me Qeverinë e të shkuaren tranzitive që na le peng. Indiferenca punon kunder Shqiperisë.

Protesta nuk fillon vetem për ti treguar Edi Rames vendin politik që meriton , cinike ta thuash por e vertetë, ne do jemi aty edhe për t’i dhënë atij vetë, mbeshtetesve të tij një Shqiperi më të mirë nga kjo që kemi sot.

Ne nuk dalim në shesh per inat as të udhehequr nga urrejtja. Ne dalim nga dashuria për dinjitetin njerzor,nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për  të tashmen e të ardhmen e Shqiperisë kaq te rrezikuara sot.Ne e duam Shqiperinë demokraci jo autokraci.

Agron Gjekmarkaj

Nën Kryetar i Kuvendit të Shqiperisë./Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb