Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, një ditë para protestës së 7 korrikut, tha se tashmë qytetarët besojnë tek opozita, ndërsa shtoi se kjo protestë do të ketë pjesëmarrje të lartë.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News24, pyetjes së gazetares Ola Bruko se a është protesta një metodë e vjetër, Noka iu përgjigj duke thënë:  Sot ke të bësh me një opozitë të vërtetë, opozita nuk pret njohje nga kryeministrit, por nga populli opozitar, kryeministri do dëshironte të kishte një opozitë të kontrolluar dhe kjo protestë po bëhet nga një opozitë që nuk është e kontrolluar. Ky është ndryshim i madh, shqiptarët e shohin sot që PD është opozita që ata kanë pritur prej kohësh, ka një lidership të ri që as shitet, as blihet, as u kthen shpinën. Ka një lidership të ri, sepse mund të më thuash mua që kam qenë deputet… i keni parë se çfarë energjish që po nxjerr opozita sot, energji që nuk i ka pasur ndonjëherë. Populli opozitar e ndjek opozitën sepse e dinë që sot nuk janë të tradhtuar. E dinë që Berisha dhe ekipi i tij nuk i lënë në rrugë dhe nuk kthejnë pas.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se edhe në vitin 2019 ka pasur një protestë madhështore, por nuk u arrit synimi i saj.

Noka tha se ndryshe nga ajo protestë, këtë herë nuk do të lihen në mes por do të vazhdohet deri sa kryeministri Rama të largohet.

U lanë në gjysmë, nuk dua t’i hyj asaj historie, por kjo është shumë e rëndësishme. Çfarë ishte 11 dhjetori i 2021, borë, akull, sot flitet për temperatura të larta, atëherë ishin acar, por në ato temperatura, në atë farë moti, ju e patë! Pse erdhën mijëra e mijëra demokratë? Sepse është besimi? Këtë Sali Berisha dhe opozita sot ua garanton, besimin dhe vendosmërinë për ti mbështetur dhe për t’i bërë fitues”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: