Qytetarët janë mbledhur sërish sot për të zhvilluar protestën e tyre të 75-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Në nisje të këtij tubimi, protestuesit kanë bërë thirrje të prerë për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar.
Ndërkohë që vijojnë qëndresën e tyre, qytetarët kanë shpalosur edhe vështirësitë e shumta me të cilat përballen çdo ditë, duke kërkuar reagim dhe ndryshim të situatës në vend.
