Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë protesta e thirrur nga Partia Demokratike.

Duket se pjesëmarrja do të jetë masive, por se nuk do të ketë një organizim të mirëfilltë në lidhje me transportimin e protestuesve.

Pjesëmarrësit do të vijnë në Tiranë me makinat e tyre personale.

Sa i përket pjesëmarrjes, nga gazetarët në terren raportohet se nga Lushnja pritet të nisen rreth 1 mijë demokratë vetëm nga strukturat e PD, duke mos llogaritur numrin e qytetarëve.
Ndërkohë nga Shkodra pritet të mbërrijnë në kryeqytet rreth 600 persona, ndërsa nga Fieri rreth 700 anëtarë të strukturave të PD, me mjete private.

Mungesë e organizimit sa i përket transportit raportohet edhe në Durrës, ku mesa duket është lënë në dëshirën e demokratëve të nisen me makinat e tyre drejt Tiranës.

Rreth 1440 simpatizantë do nisen nga juglindja, 720 nga Korça, 300 nga Pogradeci, 200 nga Devolli, 200 nga Maliqi dhe 17 nga Kolonja.

Ndërkohë rreth 1000 protestues nga opozita e qarkut të Beratit kanë konfirmuar nisjen drejt Tiranës,për t’ju bashkuar protestës së sotme të opozitës. Nisja e demokratëve të Beratit do të kryhet me mjete private dhe në mënyrë të paorganizuar.Kjo edhe për faktin se është ditë zyrtare pune dhe punonjësit do nisen pas përfundimit të orarit zyrtar të punës.Rreth 500 demokratë do të nisen nga Berati me mjete private,ndërkohë që dhjetëra të tjerë janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme,nga frika se mos policia u ndalonte hyrjen në kryeqytet.Vetë drejtuesit e 5 degëve të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit konfirmojnë se protestuesit janë nisur në mënyrë të paorganizuar,me mjetet e tyre private pasi autobuzët e linjës së Tiranës nuk kanë pranuar të nisen me protestues sepse janë njoftuar nga terminalet e linjave se nuk do të pajiseshin me lejen e udhëtimit. Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë, nga Dimali 90 demokratë, nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: