Na ndan edhe një orë nga fillimi i protestës së Partisë Demokratike.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se pranë parlamentit janë mbledhur forca të shumta policore.

Partia Demokratike ka paralajmëruar sot protestë, teksa ka thënë se akuzat e ish-numrit dy të qeverisë Rama në arrati, Arben Ahmetaj, “kanë nxjerrë zbuluar luksin qeveritar”.

Protesta është lajmëruar se do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Ndryshe nga protestat e fundit të cilat janë shoqëruar me bllokime rrugësh dhe mosbindje civile, e sotmja do të jetë një tubim para Kryeministrisë dhe do të shoqërohet nga fjalime e protagonistëve të opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb