Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur mbi rrjedhjen e të dhënave të cilat treguan udhëtimet me avion çarter nga kryeministri Rama, ndërsa tha se gjatë flutrimeve zyrtare të politikanëve të rangut të lartë mund të garantohet komfrot apo shpejtësi, por sipas tij ka edhe flutrime të panevojshme për shkak të interesave gjeopolitikë që nuk i shërbejnë Shqipërisë me vende që ndodhen shumë larg.

Më tej ai tha se sa i përket deklaratave të kryeminsitrit i cili tha se po reklamon agjencinë e udhëtimeve Air Albania duke përdorur avionët e tyre, se kryeministri nuk mund të luajë rolin e shefit të marketingut për firmën e avionëve edhe pse mund të shërbejë si reklamë në disa raste.

Fuga foli edhe për protestën e pedagogëve për të cilët tha se kanë arritur një sukses me rritjen që u është premtuar nga qeveria edhe pse nuk është e kënaqshme për ta, ndërsa shtoi se kjo çështje do të zgjidhet në datën 12 nëntor, që përkon edhe me protestën masive të paralajëmruar nga opozita.

“Administrata e shtetit dhe politikanët kryesorë të vendit kanë nevojë të lëvizin. Në një farë mënyrë përfiton nga udhëtime të shumta ndoshta edhe në vende që janë larg interesave gjeopolitike të vendit, mendoj se politika e jashtme e vendit ka nevojë të qetësohet pak, nuk ka nevojë për flluska propagandistike, si ndërtimi i shkollave në Ukrainë. Luajmë një politikë ballkanike, problem nuk është sa harxhohet se është relative por mendoj se ka udhëtime që nuk janë brenda sferave të influencës apo gjeopolitikës shqiptare.

Po të mos kishte atë logon e Air Albania pse jo mos të shërbejë si reklamë, pasi nuk ka konkurrencë me agjenci të tjera në vend, mund të bëhet në një rast por nuk mund të bëjë shefin e marketingut të Air Albania. Kryeministri mund të japë llogari për vizitat e jashtme që bën dhe kostot e udhëtimeve duhet të jenë publike. Duhet të ketë raportim për vizitat e jashtme të politikës.

Brenda sigurisë së kryeministrit siguri dhe komfort që duhet ruajtur pastaj është një çështje financiare, nuk besoj se është e domosdoshme të ketë një charter apo avion personal, mund të udhëtohet me avionë të linjës.

Përgjithësisht greva e organizuar nga sindikata është kurorëzuar me një arritje tashmë sepse kam dëgjuar që jo vetëm senate të ndryshme kanë theksuar që këtë shtesë prej 7% e më pas 8% do ta vendosin në zbatim. Them se është arritje sepse, nëpërmjet kësaj sindikate është shkëputur një arritje të cilën qeveria nuk e kishte menduar vetë dhe kjo është një sukses. Po të jetë puna për rrogat e pagat nuk besoj se ka punonjës që nuk kërkon rritje të pagës. Ndodh që qeveria sot në raport me pedagogët është në një gjendje që si pasojë e një politike apo një ligji për arsimin e lartë nuk e inkludon trupën pedagogjike dhe tani ndodhet në këtë situatë. Dy mundësitë janë ose trupa pedagogjike dëgjohet dhe bëhet pjesë e mekanizmave arsimore ose po e bllokoi këtë duke thënë këtë e di unë vjen një moment siç ka ardhur që sot dhe nesër ke pedagogët në rrugë apo grevë urie. Ka një perspektivë që duke parë çështja do zgjidhet në 12 nëntor, është horizonti final që nëse sindikata e radikalizon qëndrimin e vetë, sa do ketë sukses apo qeveria do e dominojë,

Deputetët e Berishës nuk i shoh të angazhohen, janë të mbyllur brenda deklaratave për media dhe takimeve në kafene si ai me Palokën, por veç këtyre nuk ka veprim tjetër dhe mendoj se prania e tyre në fushatën për zgjedhjet lokale nuk besoj se shton apo i heq elektorat PD-së në kushtet që jemi sot. Në javët e ardhshme mund të merret një vendim gjyqësor që nëse lë në fuqi vendimin e gjyqit që u bë dhe njohu drejtimin e partisë nga Alibeaj dhe këtu fillon një problem për grupin e Berishës, ndërsa në këtë status juridik nuk shikoj që kjo të ndikojë në elektorat. Berisha është i lirë që të bashkëpunojë me Metën, të dy ndajnë pikëpamje të njëjta politike”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb