Biznesmeni Erlind Xhindi në podiumin para Kryeministrisë deklaroi se kjo protestë e shkundi qeverinë nga themelet dhe tashmë Rama po intimidon protestuesit.
Ai tha se Rama nxjerr armiq, por armiku i përbashkët i të gjithëve është vetë kryeministri.
Me humor Xhindi deklaroi se patronazhistët të mos vijnë në protestë sepse do të gjuhen me vezë. Ndërkohë një mesazh kishte edhe për deputetin Braçr , të cilit i kërkoi të çojë në SPAK dosjen e IPARD.
Po ashtu në mesazhin për Taulant Ballën tha se ai do të largohet zvarrë dhe me turp.
Ndërsa për PD tha se janë ku thërret qameti.

“Jeni motori i të gjitha lëvizjeve të fundit, ish-kryeministri është shkundur nga themelet, ka nisur me intimidime dhe presion.
Në fillim ishin të huaj, pastaj blogerët dhe tani administrata.
Armiku ynë i përbashkët quhet Edi Rama, në bashkëpunim me Parlamentin, të cilin do ta çojmë ne në nvelin e duhur.
Kemi të rinj të arsimuar dhe jo me diploma false si këta injorantët.
Patronazhistët të mos guxojnë të vijnë këtu, sepse do t’ godasim e vezë të prishura.
Me Erjonin nuk ia vlen të merresh, kone.
Ku i ke 13 milionë eurot e fermerëve, pse nuk i çon në SPAK? Imagjino kur vidhni lekët e Europës çfare bëni me tonat.
Taulant Ballës i them se do ikësh me turp, do ikësh zvarrë.
Këta të PD janë ku thërret qameti, Berisha ik se shkova 40 vjeç dhe po merrem me ty. Largohuni të gjithë”! tha biznesmeni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb