Një protestues iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e tyre.
Ai po ashtu bëri apel edhe ndaj përfaqësive diplomatike në vendin tonë, që të ndihmojnë protestuesit për largimin e qeverisë sepse pasojat e keqqeverisjes shkojnë edhe në BE dhe SHBA.

“Është e ardhmja juaj ndaj ngrihuni dhe ta fshimë nga faqja e dheut këtë sistem.
Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat e do të vdes po në sheshet e lirisë.
Ambasadat e BE dhe SHBA, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveridje që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë.
Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, mbjell vetëm krim dhe bela edhe pëe BE-në dhe SHBA-në.
Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, tha pedagogu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb