Godina e Prefekturës së Durrësit është dëmtuar gjatë protestës që po zhvillohet këtë të enjte nga të rinjtë e qytetit.
Protestuesit kanë thyer xhamat e godinës dhe më pas janë futur brenda ambienteve të institucionit, ku kanë shkatërruar edhe disa prej objekteve që ndodheshin në hyrje.
Protesta e të rinjve në Durrës vjen në kuadër të tubimeve që po zhvillohen në disa qytete të vendit.
