TIRANË

Disa orë para se të nisë protesta e 5-të  kombëtare e opozitës së bashkuar, janë zbuluar edhe lëvizjet e kampit opozitar. Partia Demokratike thekson se tubimi i sotëm, ndryshe nga herët e tjera do të jetë një marshim kundër qeverisë Rama.

Në këtë protestë nuk do të jetë  sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi, i cili po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

Ky u fundit do të zëvendësohet sot nga sekretari i Burimeve Njerëzore të selisë blu, Ervin Minarolli, i cili do të jetë një pikë kontakti mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit, ashtu siç e parashikon ligji.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb