Pas protestave të zhvilluara dhe në mungesë të një reagimi nga qeveria, tashmë pedagogët  kanë marrë një tjetër vendim. Ata kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie, duke edhe kërkuar mbrojtjen e jetës.

Gazetarja Aurora Golemi tha për BalkanWeb  se kanë lënë pa një afat të caktuar. Gjithashtu ata kanë thënë që grevës së urisë do t’u bashkohen familjarët.

“Sandër Kovaçi tha se Presidenti i Republikës, dhe institucionet duhet të sigurojnë jetën e pedagogëve dhe familjarë që do të futen në greve urie,. Duhet të na siguroni jetën”, ishte mesazhi i dhënë nga kreu i Sindikatës së Pedagogëve”, raportoi gazetarja Golemi.

NJOFTIMI
SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH)
Rruga “Bilal Konxholli”, Pallati “Dr. &. Di”, Kati I, Njësia Administrative nr. 8, Tiranë INUS: L91623453V, Cel. 069 35 89 216, e-mail: [email protected]

Të nderuar qytetarë të këtij vendi,
Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti
qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë
publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do
të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre.
Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë – 30 pedagogë të
IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë.
Ndjejmë, të sjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj, se SPUSH është organizata vullnetare e
intelektualëve të këtij vendi, frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë saktifikuar më shumë se
ne sot, për arsimin dhe atdheun, por edhe të gjithë atyre që kanë rrëzuar buste diktatorësh.
Pedagogët e këtij vendi, nuk janë vetëm njerëz të fjalës dhe auditorit, por kanë pathos dhe
vullnet që të materializojne idetë dhe idealet e tyre në shërbim të kauzave që besojnë, kauzë që
sikundër është deklaruar, e konsideron “Arsimin e Lartë Publik – Prioritet Kombëtar”.
Ne jemi këtu për mbrojtjen e Arsimit dhe të vlerës njerëzore në këtë vend.
Besojmë shumë se arsimi është një çështje që i përket të Gjithëve.
Misioni ynë akademik vazhdon!
Ju faleminderit!
SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb