Në një intervistë në “News24”, Përparim Gjeka foli për protestën që mbahet prej 1 muaji kundër kryeministrit Edi Rama. Sot është dita e 30 ku shqiptarët janë në revoltë dhe protestojnë në Tiranë për largimin e Ramës.
Gjatë intervistë në studio, ai theksoi se kërkesat e shqiptarëve duhet të zbatohen dhe Rama duhet të dorëhiqet dhe se është me rëndësi krijimi i një qeverie tranzitore
“Ai nuk ka turp. Të jesh në këtë gjendje ku është vendi, ku shumica e popullit tënd të jetë kundër, ti e sheh e ndje n dhe jo vetëm në Shqipërinë, do të ishte e paimagjinueshme që të jepte dorëheqjen në ditët e para. Do të duhej edhe një bashkërendim me faktorin ndërkombëtar. Ne jemi në hapat e parë për futjen në BE dhe vendimi i PE disa ditë pasi protesta ishte bërë e njohur, kjo ishte një shuplakë e rëndë për këtë autokrat. Faktori ndërkombëtar tashmë e ka marrë një vendim do të thotë që janë me protestën, por nuk janë shprehur publikisht. Pas protestës kemi një ndërhyrje të SPAK në Zvërnec, për disa prona. Por duhet të riorganizohemi më mirë që të arrijmë në një stad tjetër. Kërkesa, pikat e renditura kanë qenë pika që kanë dalë nga sheshi, janë marrë mendime të shkruara janë studiuar dhe është arritur në këto pesë pika. Askush nuk mund ta përfaqësojë protestës, këtu flasim si protestues, por mund të artikulohet me faza, duhet të ketë një qeveri tranzitore, do të miratohet në Kuvend. Njerëzit do jenë teknicien. Protesta, ndërkombëtarët dhe ndikimi i SPAK do të bëjë që të merren vendime që janë në të mirë të vendit, për zgjidhjen e kësaj krize”, tha ai.
