LEZHA

Policia e Shtetit ka proceduar në Lezhë 15 persona për protestën e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas Policisë, personat e proceduar ditën e djeshme kanë thyer disa xhama tek komisariati dhe Prokuroria e Lezhës, dogjën kosha mbeturinash si dhe bllokuan aksin Shkodër-Lezhë.

Procedime në gjendje të lirë ka pasur edhe në disa qytete të tjera si Korccë e Bulqizë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lezhë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan  qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 15 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Bashkisë Lezhë dhe tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Lezhë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

-K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama.

Gjithashtu, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Shkodër – Lezhë – Tiranë, për rreth një orë, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave në hyrje të qytetit të Lezhës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: