TIRANE

Pak orë pas mbylljes, policia ka nisur shoqërimin e personave që kanë marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës së bashkuar.

Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariate disa persona, mes tyre edhe djali i kreut të PD, në Fier, Luan Baçit, Bruno Baçi.

Ndryshe nga protesta e 16 Shkurtit, kur policisë iu desh pak më shumë kohë për të analizuar aktet e dhunës përpara godinës së Kryeministrisë, kësaj here blutë e Tiranës duket se i kanë pasur më të lehta gjërat dhe kanë nisur menjëherë shoqërimin në komisariat të protestuesve të dyshuar për akte dhune.


(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: