Po mbahet protesta e 91 qytetare ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur mbledhja e qytetarëve, ndërsa një prej tyre, psikologe, në një prononcim për News24 e ka quajtur protestën si një ortek social që nuk ndalet më.

Ajo ka shtuar se kjo revoltë është gjithëpërfshirëse.

“Isha që nga fillimi në protestë. Nuk ka vetëm arsye personale por janë arsye kombëtare madje edhe etnike do të thoja ato që na nxjerrin në shesh.Jemi ballkanas dhe impulsivë por surpriza e kësaj protestë është që është një protestë paqësore. Ka një frymë kolektiviteti të paprecedentë. Ka një frymë gjithëpërfshirëse, ajo që na bën bashkë është më e madhe se ajo që na ndan.
Një nga arsyet pse protesta nuk ka qenë e dhunshme është sepse edhe të rinjtë që janë më impulsivë nuk kanë menduar për vete por për pasojat e veprimeve. Protesta është një ortek social që nuk zhbëhet dot më.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb