Një qytetare, prind i një prej fëmijëve të cilin ndiqnin kopshtin te Turgut Ozal, ka deklaruar se mbyllja e kopshtit ndikon negativisht në psikologjinë e fëmijës duke i bërë edhe të mbyllen në vetvete.

Ajo u shpreh për News24 se në listën e kopshteve të vëna në dispozicion, përfshihen vetëm kopshte të Tiranës, ndërsa nuk është me menduar për zonat më larg qendrës.

“Në protestë kemi dalë sot për fëmijët e mi dhe të të gjithë Shqipërisë. Ne që jemi më larg nga Tirana nuk kemi mundësi ti çojmë fëmijët në kopshtet shtetërore që Rama na ka dërguar një listë. nuk mund ta çoj në një kopsht me kushte skandaloze ku në një krevat flenë tre fëmijë.
Kam tre ditë që e mbaj fëmijën në shtëpi.
Nuk kemi ndërmend të ndalemi me kaq. Shkolla po përpiqet të vijojë edhe me Strasburgun, ndërsa ne prindërit po mendojmë të nisim një padi civile si palë e tretë.

Jemi paralizuar edhe ne dhe fëmijët kemi ngelur në udhëkryq. Sipas shtetit duhet ti çojmë fëmijët në zona ku kemi lagjen. Unë jetoj në Kamëz ndërsa lista me kopshtet janë të gjitha në Tiranë. N kopshtet e Tiranës e kemi të pamundur ti çojmë.

Rrezikohej të arrihej më shumë se niveli i Shqipërisë në atë kopsht jo se i rrezikohet jeta. Qeveria nuk do një arsim të mirë. Kanë hall se mos u rrezikohet pushteti dhe duan që këtu t’ja mbathin të gjithë e të mbesin vetëm pleqëria e të mos kenë mundësi të protestojnë?

Vetë jam mësuese dhe psikologe dhe kam zgjedhur vendin tim për të edukuar brezat e ardhshme të Shqipërisë.

Sa i përket psikologjisë së fëmijëve pas shkëputjes nga kopshti, fëmijët janë të gjithë duke qarë, Thonë nuk duam të ikim në kopsht tjetër duam kopshtin tonë. Është situatë problematike sepse fëmijët ose e zgjidhin duke qarë, ose duke u mbyllur ne vetvete. Kjo ka ndodhur me vajzën time. Dje më tha mami nuk dua të rri më në shtëpi. 98 përqind e prindërve po presin me fëmijët në shtëpi, një ka lënë punën një ka marrë dadon. Shpresojmë në një reflektim nga Kryeministri dhe Evis Kushi. Të gjithë mund të gabojmë e rëndësishme është që të pranojmë gabimin”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb