TIRANE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për protestën e banorëve në zonën e ‘Astirit’ në kryeqytet, banesat e të cilëve preken nga projekti për Unazën e Re.

Kryeministri shprehet se u deshën të kalojnë 15 vite që nga prishja e parë masive në parkun Rinia për të protestuar sërish me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje. Rama thotë se do flasë për këtë çështje në Kuvend.

Statusi i plotë i Ramës në Twitter:

Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tëeet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: