Ministrja për Punet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet brenda kampit blu.

E ftuar në “Kjo Javë”, Spiropali u shpreh se në këto zgjedhje PS nuk i druhet askujt teksa shpreson se  PD do ta kalojë shpejt atë që ajo e konsideron fazën e adoleshëncës politike.

Ndërkohë lidhur me protestat ë ish-kryeministri Berisha paralajmëron, Spiropali i ka konsideruar si protesta për hallin e tij por që sipas saj do të përfundojmë si me 8 janar me 1 mijë veta.

 

Puna e tyre është beteja e tyre. Çdo opozitë ë botë kur ka zgjedhje vrapon për të treguar që është shumicë ndërsa tani opozita është fshehur. Basha si një turist tranzit ndërsa Berisha po i përdor këto zgjedhje si një varre për të përfunduar atë që nuk e përfundoi me 8 janar. Jam e sigurte që do të votojnë kandidatët e tyre.

Objektivat e zgjedhjeve

Nuk ka parti, sado e vogël e e rrënuar që nuk hyn për të fituar, por sondazhet i dëshmojnë qartë fituesit.

Filtër për përzgjedhjen e kandiatëve?

Ligji i dekriminalizimit e bën të qartë pasojat nëse dikush fsheh diçka. Kjo nuk diskutohet.

Përballje, Shtepia e Lirise apo Partia Demokratike?

Ne nuk druhemi. I druhemi vetëm faktit ë një opozitë e thërrmuar që i shërben interesave të dy njerëzve është jo e vlefshme. Një opozitë e fortë një mazhorancë e fortë është e mirë për vendin. Nuk është e lehtë të qeverisësh në një vend ku çdo dy vite ke molotovë, protesta, braktisje.  Uroj që kjo fazë e adoleshencës politke të mbarojë e të kuptojmë që cilësia e debatit politik të jetë dakortësia. Kjo i shërben vendit e shumicës.

Protestat e Berishës

Protesta për hall të tij. Protesta për hall të tij nuk do ketë ndjekës. Si me 8 janar ku përfundoi me 1 mijë njerëz që u detyruan të largohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: