Ish-deputeti i PD Klevis Balliu i është bashkëngjitur sërish protestës te Unaza e Re, duke bërë thirrje që qeveria të mos kryejë më arrestime, pasi sipas tij protesta po bëhet paqësore.

Balliu thekson se Edi Rama sot po tenton të kthejë kohën e diktaturës, duke i kujtuar se kërkon të bëjë njësoj si Spiro Koleka dhe ish-funksionarët komunistë. Ai vlerëson se qytetarët do të ngrihen e do ta shembin Rilindjen.

Klevis Balliu: Edi Rama tentoi që me bandat e tij të kthejë diktaturën, duke mohuar qytetarëve që të protestojnë në liri. Ata harrojnë se kjo tokë ka zot. Nuk do lejohet nipi i Spiro Kolekës që të zaptojë tokën e qytetarëve. Protestoj sa herë ka korrupsion dhe vjedhje. Edi Ramës dhe Bundestagu dhe Europa i kërkoi që të luftojë krimin e organizuar, por ai lufton popullin.

Sot Edi Rama që është në ditët e tij të fundit, po bën vetëm dhunë. Për këtë protestë është njoftuar policia, për këtë protestë është në dijeni Shqipëria, Europa dhe mbarë bota. Sepse kësaj afere korruptive i ka dalë faqja e zezë. Edi Rama kërkon gjakderdhje mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve, por jo, nuk do ketë gjakderdhje që të fitosh ti milionat e qytetarëve, që do të thotë qytetarët e lirë, Unaza e lirë, Teatri i lirë dhe ti pas hekurave. Qytetarët do të shkërmoqin regjimin e Rilindjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb