TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pronarëve të lokaleve në Lungomare, Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orës policore, teksa duket se paralajmëron heqjen e orës policore duke nisur nga nesër.

Rama shkruan se Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë dhe se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

Gjithsesi ai kujton se nga 20 korriku, pra nesër muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar, që do të thotë 1 orë më shumë nga ajo aktualja dhe se kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri.

“Protestë në Lungomare për muzikën?
1. Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë
2. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.

Rama Tw
Rama Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb