Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko duket se do të ndjekë një ‘tjetër’ rrugë për të zbutur protestat në vend.
Lukashenko ka propozuar një referendum për disa reforma kushtetuese që do të sjellin ndryshime.

Ndërkohë që protestat vijojnë prej 3 javësh në Bjellorusi, duket se as dhuna dhe propoganda nga Presidenca e 66- vjeçarit nuk i ndal teksa duket se faktorin ndërkombtar perëndimor e ka kundër.

Bjellorusët kanë bërë thirrje për rikthim në kushtetutën e 1994, por Lukashenko ka kundërshtuar pasi ka qenë ai vetë që ka bërë 2 herë reforma kushtetuese për ta ndryshuar Kushtëtutën e ’94 dhe për t’i dhënë vetes si President më shumë kompetenca.

Ai ka bërë me dije se ekspertët po punojnë për ndryshimet kushtetuese, teksa shtoi se opinioni publik do jetë i lirë të thotë çfarë të dojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb