Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha dje se një protestë e fuqishme do të mbahet për aferën “Rama- McGonigal”, por pa deklaruar një datë.

Në konferencën për shtyp të së premtes ai tha se protesta do të nisë një protestë të qëndrueshme duke shtuar se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.

Cfarë i mungon PD-së që të thërrasë protestë?

Do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do të pranojnë kurrë një kryeministër të tillë.

Si e komentoni faktin që në takimet e McGonigal me Ramën nuk kishte përfaqësues të ambasadës amerikane?

Takimet e McGonigal kanë qenë në thyerje totale të kodit etik zyrtar të FBI-së. Ai është sjellë sikur të ishte një aset privat i Edi Ramës. Asnjë punonjës ambasade nuk do të mund të pranonte një gjë të tillë. Ajo që e bën shumë të rëndë është fakti se si ky njeri që ka ardhur 6 herë në Shqipëri ka takuar drejtues drejtësie, policie, Shërbimi. Ka ardhur me karta biankë nga Edi Rama, i cili pak kohë më parë i thoshte mik.

Cfarë skenari do të përdorni?

Një protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Protesta e 12 nëntorit ishte protesta më e madhe. Para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe që ishte 7 korriku. Kur do jetë? Është çështje diskutimi, do të vendoset me forumet e partisë dhe aleatët.

Protesta apo zgjedhje për largimin e Edi Ramës?

Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Edi Rama është një armik i votës.

Para disa kohësh thatë se Edi Rama ikën me zgjedhje…

Kam deklaruar ndryshe. Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përveçse me zgjedhje. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Rama është një kriminel ndërkombëtar, ka kryer një akt tmerrësisht të rëndë.

Me Ramën kryeministër në zgjedhjet e 14 majit?

Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Kjo opozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi. Nuk mund të pranojmë kurrë më tutje ne një kryeministër që kryer një akt të përmasave të turpit botëror. Beteja do të zhvillohet në çdo skaj, sallë, institucion të Tiranës. Të enjten do jenë përgatitjet për revoltën të fuqishme, protestës më të fuqishme që ka Shqipëri ka njohur. Tirana do të ‘derdhet’ e tëra në lumë, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës.

Do e pranoni grupin e Alibeajt në mbledhje?
Nuk ekziston grupi i Enkelejd Alibeajt, ekziston Enkelejdi si Alibash. Deputetët e tjerë janë të mirëpritur. Alibeaj është Alibash, Alibash. Janë pengje në duart e Ramës. Të tjerët pa përjashtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: