Ndërsa në ambientet e jashtme të Parlamentit ka pasur përplasje dhe tensione mes deputetëve të përjashtuar të PD dhe Gardës, e po ashtu ka nisur edhe protesta e opozitës, nga ana tjetër në ambientet e brendshme ka nisur seanca plenare.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi iu drejtuar drejtueses së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se ka shkelur ligjin duke urdhëruar Gardën që të mos lejojë deputetët e përjashtuar të marrin pjesë në mbledhjen e Byrosë.

“Pamjet e shëmtuara të bllokimit të parlamenti nga Garda për të mos lejuar deputetë, përsëritet e përsëritet. Deputetët sot në përputhje me rregulloren kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë, janë ata që e kanë kërkuar mbledhjen. Ju zonja Kryetare keni urdhëruar Gardën që të mos futen, duke shkelur ligjin”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: