Sot është dita e 11 kur shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Protesta historike ka shënuar një nga tubimet më të mëdha të ditëve të fundit, me qytetarë që kanë mbushur hapësirën nga zona e Ministrisë së Brendshme deri pranë hotelit Rogner Hotel Tirana.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të kursit politik në vend, ndërsa në shesh janë dëgjuar thirrje, slogane dhe mesazhe të ndryshme kundër qeverisë.
Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe klasës politike, ku sheshi ka ushtuar nga thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe braktisjen e klasës politike aktuale.
Gjatë mbrëmjes, bulevardi është mbushur me pankarta, flamuj kombëtarë dhe drita telefonash.
