Ka nisur edhe për këtë të martë marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë.
Kjo është një protestë maratonë e cila, sot ka nisur nga ora 10:00 para Parlamentit e më pas pas arrestimeve të dhunshme nga policia, u zhvendos para Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas te Komisariati Nr.1.
Policia ndaloi 6 protestues, me motivacionin për kundërshtim të forcave të policisë, të cilët pas disa orësh u liruan.
Edhe sot thirrja kryesore është “Rama jepe dorëheqjen”.
Kjo është protesta e 31-të kundër qeverisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij, Belinda Ballukut dhe rrëzimin e të gjithë klasës së vjetër politike, pasi i bëjnë fajtorë për gjendjen e vështirë ku ndodhet vendi.
