Vizita e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov në Brazil, ka shkaktuar protesta nga mbështetësit e Ukrainës.

Lavrov foli me homologun e tij brazilian Mauro Vieira në Brasilia më herë sot dhe pritet të takohet me presidentin e ri në detyrë, Luiz Iancio Lula da Silva.

Gjatë fundjavës, Lula bëri thirrje që një grup vendesh që nuk janë përfshirë në luftë të ndërmjetësojnë një marrëveshje paqeje, në një lëvizje që nervozoi Uashingtonin.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen,” tha Lula në komentet për gazetarët e transmetuar nga TV shtetëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb