Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi sot se ka nisur procedurat për të pezulluar më shumë se 4900 mjekë specialistë që kanë lënë postet e tyre në shenjë proteste ndaj reformës së arsimit mjekësor. Një total prej rreth 12,000 ishin mjekë specialistë, 93% e totalit, që mungonin në spitale, duke kundërshtuar urdhrat e qeverisë për t’u kthyer në postet e tyre. Vala e dorëheqjeve, e cila filloi më 20 shkurt, ka bërë që shumë trajtime dhe operacione të shtyhen pasi sistemi spitalor i Koresë së Jugut mbështetet shumë te praktikantët, duke detyruar qeverinë të mobilizojë mjekët ushtarakë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ka nisur dërgimin e njoftimeve administrative për grevistët, hapi i parë për pezullimin e licencave të tyre profesionale për tre muaj. “Të premten, më 8 mars, u dërguan mbi 4,900 mjekë specialistë,” -tha zyrtari i lartë i ministrisë së Shëndetësisë, Chon Byeong-wang. Ai shpjegoi se pezullimi tre mujor nënkupton shtyrjen për të paktën një vit të marrjes nga çdo specialist i interesuar të licencës për ushtrimin e profesionit të mjekut të specializuar. Ai premtoi se mjekët që kthehen menjëherë në postet e tyre nuk do të ndëshkohen.

Sipas ligjit të Koresë së Jugut, mjekët janë punëtorë thelbësorë që nuk mund të grevës. Qeveria u kishte dhënë kohë protestuesve deri më 29 shkurt për t’u kthyer në vendet e tyre dhe urdhëroi një hetim policor për tubimin. Policia bastisi selinë e Shoqatës Mjekësore të Koresë, organi kolektiv që luajti një rol udhëheqës në organizimin e protestës, në fillim të marsit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb