TIRANE – Një ndër protestuesit e 21 janarit 2011, thekson se pjesëmarrësit në demonstratën e 5 viteve më parë, ende presin që të bëhet drejtësi për katër qytetarët e vrarë.

Në një prononcim për “News24”, Agim Caca nga Fushë Kruja, deklaroi se ishte bërë pjesëmarrës në protestën e opozitës së asaj kohe, për të kundërshtuar korrupsionin dhe varfërinë në vend.

I pyetur nga gazetari Mariglen Mërtiri, nëse jeta e tij ka ndryshuar në këto 5 vjet, protestuesi u përgjigj: “Në fakt, që të jem i sinqertë, PS ma ka futur një vajzë në punë, arsimtare”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: