Një qytetar i ardhur nga Londra iu bashkua protestës kundër qeverisë, duke deklaruar se kjo është hera e tretë që udhëton drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në tubimet qytetare. Në një prononcim për News24, ai falënderoi televizionin për pasqyrimin e protestave për 63 ditë me radhë, duke thënë se kjo media gëzon vlerësimin e diasporës shqiptare.

“Kam ardhur nga Londra, është hera e tretë që vij. Ju falënderoj ju të News24, e gjithë diaspora ka një mirënjohje të jashtëzakonshme për ju. Keni përkrahur gjithë popullin. Zoti ju ruajttë”, u shpreh ai.

Protestuesi tha se arsyet e revoltës janë të shumta, duke përmendur problemet me furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si edhe gjendjen e sistemit shëndetësor.

Protestuesi: Kam ardhur nga Londra, është hera e tretë që vij. Ju falenderoj ju të News24 e gjithë diaspora ka një mirënjohje jashtëzakonisht për ju, keni përkrahur të gjithë popullin. Zoti ju ruajttë. Protestojmë për gjithçka, nga zero e deri te 100-ta. Shtëpia ime është në Domje, rrimë 2-3 orë pa ujë, pa drita, na prishen pajisjet. Dhe thonë do hyjmë në Europë. Këtu nuk ka mjekësi. Në spital isha para 1 jave, një skandal, ai thotë kemi brëë mrekulli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb