Pas marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin e tyre me thirrje kundër klasës politike.
Gjatë marshimit dhe grumbullimit në bulevard, qytetarët kanë brohoritur slogane si “Parlamenti i krimit” dhe kanë drejtuar kritika ndaj përfaqësuesve politikë, duke ironizuar dhe deputeten e PS, Zegjine Caushin.
Protesta vijon në kuadër të tubimit të 59-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime politike, ndërsa marshimet në rrugët e kryeqytetit janë shoqëruar me thirrje kundër mazhorancës.
