Ndërsa policia iu ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për të ruajtur qetësinë në protestë edhe protestuesit e kanë një thirrje për efektivët para Parlamentit.

Ata i bëjnë thirrje policëve të heqin kapelet e t’ju bashkohen atyre në protestën për rrëzimin e qeverisë Rama.

Ndërsa policët iu përgjigjen sërish me megafon, duke thënë: Ndalni hedhjen e kapsollave, ose do ndërhymë. kujtojmë se pak minuta më parë, dy policë u lënduan nga shashkat e hedhura prej protestuesve.

Thirrje për të hequr kapelet, policët kanë dëgjuar gjatë fushatës së vitit 2013-të edhe nga kryeministri Edi Rama, por ky i fundit i ka ftuar t’i heqin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Policet Ne Proteste
Policet Ne Proteste
Protestuesit
Protestuesit

Policia bën thirrje: Të ndalen kapsollat ose do të ndërhyjmë
Policia nuk ka përdorur ende gaz lotsjellës, ndërsa bën thirrje që protestuesit të mos përdorin kapsolla, pasi do të detyrohen që të ndërhyjnë. “Po dëmtohen efektivët e policisë. Opozita të marrë masa të menjëhershme që të mos përdoren kapsollat dhe sende të tjera që dëmtojnë efektivët. Policia në të kundërt do të marrë masa për të shpërndarë turmën”, thuhet në njoftimin policor.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb