Marshimi masiv i qytetarëve po vijon në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit sapo janë ndalur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.
Në këto momente, turma e revoltuar ka rrethuar institucionin duke lëshuar thirrje unanime dhe duke brohoritur në kor: “Parlament i krimit!”
Sakaq, marshimi vijon pa shenja ndalese, ndërsa qytetarët kërkojnë prerazi largimin e kryeministrit Rama.
