Kur duhet edhe një muaj nga ndeshja Shqipëri- Serbi, mediat në Beograd kanë nisur të aludojnë me atë që do ndodhë në “Elbasan Arena”.

Portali serb alo.rs shkruan se sipas burimeve që ajo ka, Ballist Morina, njeriu që hodhi dronin në stadiumin e Beogradit do të ketë një vend në tribunën VIP përkrah Presidentit të Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic. “Ky është një skandal dhe provokim i rëndë”, shkruan portali serb.

Por mediat e Beogradit vijojnë edhe më tej me imagjinatën e tyre teksa thonë se kanë informacione që gjatë ndeshjes do të hidhet një tjetër dron që mund të provokojë situatën. Ndërkohë që provokimi i fundit që do tu bëhet serbëve në Elbasan është ai i ngatërrimit me qëllim të himnit kombëtar, kur në vend që të luhet ai i Serbisë, do të luhet himni i ish- Jugosllavisë që titullohet “Hej Slovenia”. “Neve na mbetet mos të biem në provokime dhe t’ua prishim festën”, mbyll shkrimin media serbe.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb