Në Angli nuk e kanë harruar ende atë eliminim në çerekfinalet e Botërorit 1986, ku Digo Armando Maradona rrëmbeu skenën në një ndeshje që do të kujtohet përjetësisht. Diego realizoi një dygolësh të pa harruar, njëri prej tyre me dorë, goli më i kontestuar në historinë e një botërori ndërsa i dyti ishte një perlë, një nga golat më të bukur të gjithë kohërave.

Daily Star
Daily Star

Në ditën kur bota e futbollit humbi një nga lojtarët më të mirë në histori, “Daily Star” provokon jo pak me faqen e parë: “Ku ishte VAR kur ne kishim më shumë nevojë?”, titull i shoqëruar me foton e Maradona. Me sa duket në Angli nuk e kanë përtypur ende atë eliminim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb