Pas 10 vitesh në merkaton e verës Lucas Leiva u largua nga Liverpool për të firmosur me Lazio-n aty ku është kthyer në një futbollist kryesor në mesfushë. Braziliani në një inetrvistë për kanalet sociale të “Seria A Tim” ka treguar se i pëlqen shumë Roma dhe së është me origjinë nga italia.

“Për mua, të luajt te Lazio përfaqëson një mundësi të re, është klubi që më hapi dyert në Itali, do të thotë të jetosh në një qytet të mrekullueshëm si Roma, por mbi të gjitha nënkupton të jesh në një klub me histori të madhe. Forca jonë kryesore është skuadra, të gjithë ata që hyjnë në fushë japin 100% dhe tentojmë gjithmonë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Në dhomat e zhveshjes ekziston një atmosferë fantastike. Besoj se suksesi i kësaj skuadre është vetë skuadra”, deklaroi Leiva.

“Jam brazilian, por me origjinë italiane. Kam lindur në Durados, në lindje. Jam rritur në një fermë dhe ndihem brazilian për mënyrën se sa e dua diellin dhe muzikën, por edhe në mënyrën se si luaj futboll, agresiv por edhe teknik . Në fermën time në Brazil kam disa kuaj, dhe më mungojnë shumë. Po mendoja ta quaj kalin tim të ardhshëm Ciro, por besoj se do të duhet të pyes më parë edhe Immobile, nuk e di nëse do të jetë i lumtur”, u shpreh Leiva ironikisht, pikërisht në të njëjtën ditë kur ylli argjentinas i Barcelonës, Leo Messi, ka zbuluar se djali i tij që pritet të lindë, do të quhet pikërisht Ciro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb