Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sa herë që i jepet mundësia bën deklarata kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu gjatë një takimi në Pekin ai theksoi se Serbia ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës.

“Ne përkrahim politikën e një Kine. Për ne ekziston një Kinë dhe asgjë tjetër. Ashtu siç është për ta Serbia unike dhe asgjë tjetër. Qytetarët e Serbisë të jenë të sigurt se Serbia, ngadalë, por me siguri, po bëhet më e fuqishme”, pohoi Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: